DYLON

Kryetari i Gjykatës në Gjilan vlerëson gjyqtarët Maloku e Sejdiu

Kryetari i Gjykatës në Gjilan vlerëson gjyqtarët Maloku e Sejdiu
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu ka pritur në takim gjyqtarin, Dardan Maloku i cili nga sot ka filluar punën në Gjykatën Themelore në Gjilan, ndërsa për tre vite ka punuar në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Në këtë takim, kryetari Salihu i uroj mirëseardhje gjyqtarit dhe i dëshiroi suksese në ushtrimin e detyrës, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje, në funksion të efikasitetit më të lartë të trajtimit të lëndëve në gjykatë.

EkoHigjiena

Ndërkohë, gjyqtarja znj. Besarta Sejdiu nga Gjykata Themelore në Gjilan është transferuar në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Me këtë rast, kryetari i gjykatës e ka falënderuar për punën e deritanishme, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e funksionit të saj si gjyqtare në Gjykatën Themelore në Ferizaj.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.