DYLON

Kryetari i Gjykatës në Gjilan takon avokatët e regjionit të Gjilanit

Kryetari i Gjykatës në Gjilan takon avokatët e regjionit të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu, së bashku me Ushtruesin e Detyrës së Administratorit, z. Sylejmon Qarrolli, kanë pritur në një takim Kryetarin e Odës Regjionale të Avokatëve, Selami Rexhepi së bashku me disa avokatë të këtij regjioni.

Në këtë takim u diskutua progresi i Gjykatës Themelore në Gjilan, ankesat e gjyqtarëve dhe stafit tjetër në raport me avokatët, si dhe ankesat e avokatëve në raport me gjyqtarët dhe stafin administrativ.

EkoHigjiena

Ndërkohë, kryetari Rexhepi dhe avokatët kanë falënderuar kryetarin e Gjykatës për menaxhimin e sukseshëm gjatë mandatit të tij, efikasitetin e treguar, ngritjen e përgjegjësisë dhe llogaridhënies në raport me gjyqtarët dhe stafin tjetër të gjykatës.

Kryetari Salihu në fund falënderojë kryetarin Rexhepi dhe pjesëmarrjen e gjithë avokatëve të pranishëm, gjithashtu mirëpriti vlerësimet, vërejtjet dhe sugjerimet që dhanë për gjykatën dhe të njëjtën kohë kërkojë që në vazhdimësi ti adresojnë shqetësimet të cilat hasin në punët e tyre të përditshme në gjykatë, me qëllim që edhe më tepër të ngritet efikasiteti, llogaridhënia dhe përgjegjësia e të gjithë zyrtarëve dhe sigurojë që adresimet/ankesat e tyre do të trajtohen me seriozitetin më të lartë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.