DYLON

Kryetari i Gjykatës në Gjilan, Ramiz Azizi pret në takim zyrtarët e OSBE-së

Kryetari i Gjykatës në Gjilan, Ramiz Azizi pret në takim zyrtarët e OSBE-së
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi gjatë ditës së mërkurë, ka pritur në takim Burim Blakaj, UD. Zyrtar i Lartë Ligjor dhe Shpetim Halilaj, Zyrtar Ligjor – Sektori për Ligj dhe Drejtësi, në kuadër OSBE-së, me të cilët kanë biseduar për bashkërendimin e aktiviteteve. 

Gjatë takimit është biseduar, arsyetimi i aktgjykimeve me referencë në rastet e Gjykatës së Strasburgut, dispozitat e Kodit Penal, si dhe zbatimi i Konventës së Stambollit që kanë të bëjnë me rastet e dhunës në familje dhe pikë e fundit e diskutimi ka qenë shqyrtimi fillestar dhe kualiteti i aktakuzave. 

EkoHigjiena

Një temë tjetër që është diskutuar, ka qenë edhe problemet me të cilat ballafaqohet Gjykata, siç është mungesa e zyrtarëve ligjor dhe përkthyesve zyrtarë, të cilat vende nuk janë plotësuar. 

OSBE, pritet që gjatë këtij viti të organizojë tre workshope me gjyqtarët e Gjykatës Themelore të Gjilanit.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.