DYLON

Kryetari i gjykatës mirëpret gjyqtarët të cilët janë transferuar nga gjykatat tjera në Gjykatën Themelore në Gjilan

Kryetari i gjykatës mirëpret gjyqtarët të cilët janë transferuar nga gjykatat tjera në Gjykatën Themelore në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu ka pritur në takim gjyqtarët Bekim Salihu, Dibran Jusufi dhe Freskim Musliu, të cilët janë transferuar nga gjykatat tjera të Republikës së Kosovës, në Gjykatën Themelore në Gjilan.

Në këtë takim, kryetari i gjykatës Salihu iu uroi mirëseardhje gjyqtarëve, duke ju dëshiruar suksese në punë dhe duke iu ofruar bashkëpunim dhe mbështetje të plotë, duke theksuar se ky transferim do të kontribuojë në zgjidhjen dhe efikasitetin më të lartë të trajtimit të lëndëve në gjykatë, gjithashtu edhe në degët Kamenicë dhe Viti.

EkoHigjiena

Gjyqtari Bekim Salihu është transferuar në fund të vitit 2024, ndërsa gjyqtarët Freskim Musliu dhe Dibran Jusufi janë transferuar gjatë muajit shkurt dhe mars. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.