DYLON

Kryetari i Gjilanit viziton Qendrën Down Syndrome

Kryetari i Gjilanit viziton Qendrën Down Syndrome
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtoreshën e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Mimoza Kadriu, kanë vizituar Qendrën Down Syndrome në Gjilan, në kuadër të aktiviteteve të kampanjës tradicionale të 21 marsit, Ditës Botërore të Sindromës Down.

I pari i Gjilanit, tha se kishte nderin të takoj miqtë nga Down Syndrome Kosova në Gjilan.

EkoHigjiena

“Kjo vizitë vjen pas Ditës Ndërkombëtare të Sindromës Down, që u shënua më 21 mars, që na kujton sa e rëndësishme është që të gjithë të ndihen të përfshirë dhe të mbështetur në komunitetin tone”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i Komunës së Gjilanit falënderoi shoqatën për punën e tyre të palodhur dhe për shembullin që japin për të gjithë ne.  /2LONLIE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.