DYLON

Kryetari i Gjilanit vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame dhe medresen “Alauddin”

Kryetari i Gjilanit vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame dhe medresen “Alauddin”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga nënkryetari, Arbër Ismajli, kanë vizituar sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit dhe Medresen “Alauddin”, për ti falënderuar për bashkëpunimin dhe njëkohësisht për t’u koordinuar për aktivitete të përbashkëta gjatë të ardhmes në shërbim të qytetarëve.

Haziri njëkohësisht i ka bartur përshëndetjet dhe urimet e tij për të gjithë haxhilerët për kthimin e tyre në Gjilan, sikur që ka përshëndetur edhe punën që bëhet në shkollën e medreses.

“Jam sot në Bashkësinë Islame për t’i uruar të gjithë haxhilerët për kthimin e tyre në Gjilan. Gjithashtu jam sot këtu sepse është detyrë e jona e përbashkët ruajtja dhe mirëmbajtja e varrezave të qytetit dhe gjithashtu edhe përgatitjen dhe investimin në varrezat e reja të qytetit. Bashkërisht do të bëhet rregullimi i parkingut të veturave në atë hapësirë, shtigjeve për këmbësor, projektimi i tërsishëm i varrezave të reja të qytetit dhe ahpësirave përcjellëse të nevojshme. Për këtë do të jemi të koordinuar gjithashtu edhe për shërbimet e varrimit të cilat duhet të jenë sipas planifikimit për çdo qytetarë pa dallim”, ka thënë  Haziri.

EkoHigjiena

Ai ka vizituar edhe shkollën e medreses së Gjilanit, ku është takuar me personelin arsimor të cilët i ka uruar për punën që bëjnë dhe për kontributin që japin në këtë shkollë, e cila ka mbi 100 nxënës. Këtë vit është gjenerata e parë e regjistruar e nxënëseve femra.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.