DYLON

Kryetari i Gjilanit takon një grup të gastronomëve të cilët mendojnë se nuk po trajtohen njësoj me komunat tjera

Kryetari i Gjilanit takon një grup të gastronomëve të cilët mendojnë se nuk po trajtohen njësoj me komunat tjera
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka pritur sot në takim një grup gastronomesh të qytetit, për t`i dëgjuar vështirësitë që ata kanë për punë në kushtet e pandemisë, shkaku i kufizimeve të orarit dhe përdorimit të hapësirës.

Sipas tyre, ka dallime nëpër komuna sa i përket zbatimit të masave anti-Covid dhe sidomos ndaj lokaleve të cilat operojnë në lagjen Dardania të këtij qyteti, që janë shënjestër e inspekcionit dhe policisë.

EkoHigjiena

Përndryshe, gastronomet thanë se nuk janë për t`i shkelur masat, por duan trajtim të barabartë me të tjerët, pasi që janë duke punuar vetëm sa për mbijetesë.

Njëherësh, ata kërkuan nga kryetari i Komunës që të shikojë mundësitë për ndonjë ndihmë financiare për gastronominë, pasi që kjo gjendje e ka goditur fort këtë sektor.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, pasi i ka dëgjuar me vëmendje shqetësimet e gastronomeve, ka thënë se do të bëjë gjithçka që është brenda kompetencave të tij që të kërkojë trajtim të barabartë për të gjithë gastronomet.

‘Unë nuk mund të hyjë në kompetencat e institucioneve të tjera, por si ndërmjetësues do të angazhohem për të përçuar te përgjegjësit ankesat tuaja’, ka thënë kryetari Hyseni, ndërkohë që i siguroi gastronomet se për këtë çështje do t`i takojë komandantin e policisë si dhe përgjegjësin e inspekcionit. 

Përndryshe, ai i rikujtoi gastronomet se numri i të infektuarve me Covid-19 është rritur ditëve të fundit dhe se masat ekzistuese anti-Covid duhet të respektohen. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.