DYLON

Kryetari i Gjilanit takon ministrin e Jashtëm të Maltës, Ian Borg

Kryetari i Gjilanit takon ministrin e Jashtëm të Maltës, Ian Borg
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka takuar sot ministrin për Punë të Jashtme, Evropë dhe për Tregti të Maltës, njëherit kryesues i OSBE-së, Ian Borg.

“Kënaqësi të takoi ministrin për Punë të Jashtme, Evropë dhe për Tregti të Maltës, njëherit kryesues i OSBE-së, Ian Borg”, tha Hyseni.

EkoHigjiena

I pari i Gjilanit, theksoi se kanë biseduar për punën dhe përkushtimin tonë në temat e veprimit të OSBE-së në Kosovë.

“Ky takim u realizua për vlerësimin e punës së mirë që kemi realizuar në regjionin e lindje”, tha Hyseni.

Mê tej kryetari shtoi se si kryetar i komunave të regjionit të Lindjes në kuadër të AZHR-së, u zotua që regjioni do të vazhdojë punën e njejtë me përkushtim të lartë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.