DYLON

Kryetari i Gjilanit takon drejtorin e Agjencisë Kadastrale, bisedojnë për rindërtimin e Kadastrit

Kryetari i Gjilanit takon drejtorin e Agjencisë Kadastrale, bisedojnë për rindërtimin e Kadastrit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prit në takim drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, ku kanë biseduar lidhur me thellimin e bashkëpunimit.

Po ashtu në takim është biseduar për përfitimet e gjilanasve nga një prej projekteve më të rëndësishme që po zhvillon aktualisht Agjencia Kadastrale e Kosovës, Rindërtimin e Kadastrit.

EkoHigjiena

Ky projekt synon adresimin e mospërputhjeve mes gjendjes faktike në terren dhe të dhënave të evidentuara në Regjistrin e të Drejtave mbi Pronat e Paluajtshme, përfshirë zyrtarizimin e transaksioneve joformale, regjistrimin e trashëgimive, etj.

Projekti parasheh rindërtimin dhe përditësimin e informacioneve kadastrale, në pjesë të caktuara të qytetit dhe zona kadastrale si: Gjilan 1 – Arbëria 1 dhe 2, Gjilan 2 – Dheu i Bardhë, pastaj zonat kadastrale Livoç i Epërm, Bresalc, Shillovë dhe Dobërçan.

Po ashtu u bisedua dhe për zhvillimet e fundit për digjitalizimin e shërbimeve kadastrale, të cilat më herët ofroheshin vetëm në formë fizike, e të cilat po kontribuojnë ndjeshëm në rritjen e efikasitetit institucional dhe në lehtësimin e qasjes së qytetarëve në shërbimet publike. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.