Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka takuar ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishin.
“Me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri, biseduam për thellimin e bashkëpunimit mes komunës tonë dhe qyteteve të Republikës së Shqipërisë”, tha kryetari Hyseni.
I pari i Gjilanit shtoi se bashkërisht kanë realizuar aktivitete kulturore, pjesë e të cilave ishte edhe ajo me shkrimtarin, Ismail Kadare.
“Kemi prezantuar projekte konkrete dhe qytete të cilat duam t’i kemi partnere”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit.
Më tej Alban Hyseni, theksoi se janë bashkë me Shqipërinë e Kosovën, Gjilanin dhe qytetet shqiptare për bashkëpunim e vëllazëri. /2LONLINE/