DYLON

Kryetari i Gjilanit, takime të ndara me kryetarin e Kumanovës dhe atë të Likovës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në kuadër të bashkëpunimit të mikro-regjiinit Gjilan-Preshevë, Kumanovë-Tregovishtë, në të cilin regjion janë të përfshira 17 komuna, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka takuar sot në takime të ndara kryetarin e Kumanovës, Zoran Damjanovski dhe atë të Likovës, Sadulla Durakun.

Gjatë takimit me kryetarin e Kumanovës është diskutuar për hapjen e pikës kufitare Stanqiq-Bellanoc, i cili është në fazën finale, duke u potencuar se do të lehtësoj udhëtimin e banorëve Gjilan-Kumanovë.

EkoHigjiena

Po ashtu, në këtë takim u fol për përgatitjet e projekteve të përbashkëta regjionale, derisa u dakurduan që të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi në të ardhmen e afërt.

Ndërkaq, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit me kryetarin e Likovës, Sadulla Durakun, kanë vizituar bashkërisht rrugën deri në afërsi të kufirit.

Kryetari Haziri, gjatë ditëve në vijim pritet të takoj edhe kryetarët e Preshevës dhe Bujanocit, e më pas do të zhvilloj takime të veçanta me kryetarët e Komunave të lindjes së Kosovës.​/2L ONLINE


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.