• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Nacionale
  3. Kryetari i Gjilanit ngushëllon kryetarin e Vushtrrisë dhe familjen Zhabari
Nacionale

Kryetari i Gjilanit ngushëllon kryetarin e Vushtrrisë dhe familjen Zhabari

Redaksia 2LONLINE 6 Korrik, 2021 3 minuta lexim
 Kryetari i Gjilanit ngushëllon kryetarin e Vushtrrisë dhe familjen Zhabari

Haziri ngushëllon kryetarin e Vushtrrisë dhe familjen Zhabari: Belerimin do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në gazetari e në informimin publik.

Me rastin e ndarjes së paparitur nga jeta të shefit të Zyrës për Informim të Komunës së Vushtrrisë dhe pronarit të Veriu.info, Blerim Zhabari, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryetarit të Vushtrrisë, z. Xhafer Tahiri dhe familjes Zhabari. Në telegram, thuhet:

“I nderuari Kryetar, miku im Xhafer Tahiri,

E nderuara familje Zhabari,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të gazetarit shumëvjeçar, shefit të Zyrës për Informim Publik në Vushtrri dhe pronarit të mediaumit Veriu.info, Blerim Zhabari.

Të rrallë janë njerëzit si Blerimi dhe kur ikin shpejt na mërzisin shumë sepse ai la kujtime të pa harruara si njeri e si profesionist.

Ai më nuk do të jetë ne mesin tonë, por do ta kujtojmë përjetë për kontributin e jashtëzakonshëm në gazetari e në institucionin e Komunës së Vushtrrisë, përkatësisht Zyrës për Informim Publik.

I nderuari kryetar Tahiri, e nderuara familje Zhabari, shokë, miq e kolegë të Blerimit, të Komunës e mediumit Veriu.info, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e tij. Zoti ua lehtësoftë dhembjen.

Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegramin e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Etiketat:Blerim Zhabari Gjilan Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri Vushtrri
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Nacionale

Ministri Mehaj ka vizituar Presidencën e Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë

17 Maj, 2022
Gjilan

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” vazhdon të realizojë projekte të rëndësishme

17 Maj, 2022
Nacionale

Asgjësohen 1 mijë e 447 municione eksplozive

17 Maj, 2022
Info+

Kryetari i Vitisë priti në takim një grup të profesorëve dhe studentëve

17 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” vazhdon të realizojë projekte të rëndësishme

17 Maj, 2022

Identifikohet nga ana e policisë vozitësi i cili ka shkaktuar kundërvajtje në trafik

17 Maj, 2022

Kryetari Hyseni pret në takim ministri Çeku, vizitojnë edhe ekspozitën për masakrën e Llashticës dhe ekspozitën Postmortum të heroit Agim Ramadani

17 Maj, 2022

Gjykata cakton masën e sigurisë të pandehurit F. A.

17 Maj, 2022

Sadiku: Gjilani është shembull për harmoni mes komuniteteve

17 Maj, 2022

Zëdhënësi Ismet Hashani ngjitjen në majën e Everestit ua kushton kolegëve të rënë në detyrë

17 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com