DYLON

Kryetari i Gjilanit ngushëllon familjen Ymeri

Kryetari i Gjilanit ngushëllon familjen Ymeri
Avatar photo Redaksia

Alban Hyseni, kryetari i Komunës së Gjilanit ka thënë se me dhimbje pranoi lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të njohur të Radio Gjilanit, Nexhmedin Ymeri.

Kryetari Hyseni tha se Nexhmedini do të kujtohet gjatë për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e tij të çmuar në fushën e gazetarisë dhe të informimit në komunën tonë. Zëri i tij në Radio Gjilan do t’u mungojë të gjithë qytetarëve tanë.

EkoHigjiena

“Në emrin tim dhe të Komunës së Gjilanit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ymeri, miqve, kolegëve gazetarë dhe të gjithë atyre që e njohën. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, ka thënë i pari i Gjilanit, Alban hyseni.  /2LONLINE/