DYLON

Kryetari i Gjilanit ngushëllon familjen Syla

Kryetari i Gjilanit ngushëllon familjen Syla
Avatar photo Redaksia

Ka ndërruar jetë Shpejtim Syla, i cili ishte maturant i sivjetmë i Shkollë së Artit Pamor “Adem Kastrati”, në Gjilan, e kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka ngushëlluar familjen Syla, miqtë, profesorët e shkollës “Adem Kastrati” dhe të gjithë ata që e njohën Shpejtimin.

“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të bashkëqytetarit tonë, Shpejtim Syla. Humbja e një djaloshi 18-vjeçar, i cili sapo kishte përfunduar shkollimin e mesëm në drejtimin e Pikturës, është një goditje e rëndë jo vetëm për familjen, por për të gjithë qytetin tonë”, ka thënë Hyseni.

EkoHigjiena

Ai shtoi se Gjilani sot është në zi për një talent dhe një shpirt të ri që u shua kaq herët.

“Në emër timin personal, të Komunës së Gjilanit dhe të gjithë qytetarëve, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Syla, miqve, profesorëve të shkollës “Adem Kastrati” dhe të gjithë atyre që e njohën Shpejtimin. Lutemi që të gjeni forcën për të përballuar këtë dhimbje të madhe”, ka thënë Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.