DYLON

Kryetari i Gjilanit ngushëllon familjen Isufi pas ndarjes nga jeta të Remzi Isufit

Kryetari i Gjilanit ngushëllon familjen Isufi pas ndarjes nga jeta të Remzi Isufit
Redaksia

Pas ndarjes nga jeta të Remzi Isufit, zyrtar i financave, Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe të afërmit e të ndjerit.

Kryetari Hyseni ka thënë se Remziu ishte një punëtor i dalluar i Komunës së Gjilanit, një shembull i njeriut të ndershëm, profesionist dhe me një kulturë të lartë njerëzore.

EkoHigjiena

***

Me dhimbje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, Remzi Isufi.

Remziu përveç se ishte një punëtor i dalluar i Komunës së Gjilanit, ishte edhe shembull i njeriut të ndershëm, profesionist dhe me një kulturë të lartë njerëzore.

Kontributi i tij i çmuar në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa që nga paslufta, si dhe angazhimi i tij në Këshillin për Financim gjatë periudhës para luftës, lanë gjurmë të pashlyeshme në institucionin tonë dhe në shërbim të qytetarëve.

Humbja e tij ka lënë një zbrazëti të madhe në mesin tonë.

Në emër të të gjithë kolegëve dhe stafit të Komunës së Gjilanit, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, miqve dhe të afërmve.

Qoftë i paharruar kujtimi për të!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.