DYLON

Kryetari i Gjilanit nënshkruan projektin për mbështetjen e të rinjve në IT, në vlerë prej 420 mijë euro

Kryetari i Gjilanit nënshkruan projektin për mbështetjen e të rinjve në IT, në vlerë prej 420 mijë euro
Avatar photo Redaksia

“Ende pa përfunduar projekti i të rinjve në agro-biznes, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot projektin e radhës për mbështetjen e të rinjve në fushën e teknologjisë informative (IT) Social Hub”, njofton Zyra për informim e Komunës së Gjilanit.

Projekti kap koston e 420 mijë eurove, financohet nga Bashkimi Europian dhe me pjesëmarrjen financiare nga Komuna e Gjilanit.

Në këtë projekt parashihen trajnime për të rinjtë, nën grante që do të financohen bizneset e reja të cilat janë pronarë të rinjtë në fushën e IT dhe aspekte të tjera të rëndësishme.

EkoHigjiena

Projekti nis nga sot dhe do të zgjasë 24 muaj.

Ky është projekti i dhjetë që Gjilani ka fituar nga Bashkimi Europian, derisa shuma totale e kalon 4 milionëshin.

Ndryshe, Gjilani është vlerësuar lartë edhe për bashkëpunim ndërkomunal, bënë të ditur Zyra për informim. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.