DYLON

Kryetari i Gjilanit mirëpret shefen e IOM-it në Kosovë

Kryetari i Gjilanit mirëpret shefen e IOM-it në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, priti në takim shefen e Misionit të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) në Kosovë, Anna Rostocka.

I pari i Gjilanit, tregoi se në takim u diskutua për projektet e përbashkëta që synojnë fuqizimin e rinisë, integrimin e suksesshëm dhe veçanërisht rolit kyç që luan diaspora jonë në zhvillimin ekonomik të Gjilanit.

“Si komunë, mbetemi të përkushtuar që përmes partneriteteve me organizata ndërkombëtare si IOM, të krijojmë mundësi të reja për qytetarët tanë dhe të forcojmë lidhjen me bashkëatdhetarët”, tha kryetari Alban Hyseni.  /2LLONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.