DYLON

Kryetari i Gjilanit mirëpret karateistet që fituan medalje në Botërorin e Karatesë

Kryetari i Gjilanit mirëpret karateistet që fituan medalje në Botërorin e Karatesë
Avatar photo Redaksia

“Më kënaqësi prita në takim tri karateistet medaliste në Botërorin e Karatesë, Fortesën, Vlerën dhe Hatixhen dhe trajnerin e tyre, Alban Beqiri”, ka thëën kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Ai tha se ky sukses vlerësohet historik pasi që është fituar për herë të parë në konkurrencën e femrave dhe në nivel ekipor në karate, duke mposhtur Anglinë, Zvicrën, Francën dhe Kazakistanin. Në pesë meçe të Kosovës, karateistja gjilanase Fortesa Orana ka qenë e pamposhtur duke shënuar pesë fitore, transmeton Portali 2LONLINE.

EkoHigjiena

“I urova ato për rezultatet e jashtëzakonshme duke i siguruar mbështetje institucionale në mënyrë që të vazhdojnë edhe më tej. Jemi shumë krenarë që vajzat tona po përfaqësojnë vendin e qytetin tonë dinjitetshëm në kampionatet botërore”, ka thënë i pari i Gjilanit, Alban Hyseni. 

Për sukseset e arritura në Botërorin e Karatesë, kreu i Gjilanit tri medalisteve u ka ndarë mirënjohje. ​/2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.