DYLON

Kryetari i Gjilanit me telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të mësimdhënësit Asllan Gerbavci

Kryetari i Gjilanit me telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të mësimdhënësit Asllan Gerbavci
Avatar photo Redaksia

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi Asllan Gerbavci, njërit prej figurave më të çmuara të arsimit dhe sportit në qytetin tonë. Me këtë rast, kryetari  i Komunës së Gjilanit ka dërguar telegram ngushëllimi.

“Gerbavci ishte ndër mësimdhënësit më të vjetër e më të përkushtuar në Gjilan, i njohur për punën e tij të palodhur dhe përkushtimin ndaj brezave të rinj. Kontributi i tij në sport, veçanërisht në volejboll, ku ka arritur rezultate të rëndësishme në nivel vendi, si dhe menaxhimi i klubit të volejbollit në Bresalc, e bëjnë kujtimin për të edhe më të vlefshëm e të paharruar”, thuhet në telegram ngushëllimi të kryetarit Hyseni,

EkoHigjiena

Ja postim i plotë i të parit të Gjilanit:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit të nderuar Asllan Gerbavci, njërit prej figurave më të çmuara të arsimit dhe sportit në qytetin tonë.

Z. Gerbavci ishte ndër mësimdhënësit më të vjetër e më të përkushtuar në Gjilan, i njohur për punën e tij të palodhur dhe përkushtimin ndaj brezave të rinj. Kontributi i tij në sport, veçanërisht në volejboll, ku ka arritur rezultate të rëndësishme në nivel vendi, si dhe menaxhimi i klubit të volejbollit në Bresalc, e bëjnë kujtimin për të edhe më të vlefshëm e të paharruar.

Në këtë ditë të vështirë për familjen dhe të gjithë ata që e njohën, ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe ju uroj forcë për ta përballuar këtë humbje.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të dhe i lehtë i qoftë dheu i Kosovës.