DYLON

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri nderon me mirënjohje drejtoreshën e kursit të gjermanishtes, Ibadete Abazi

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri nderon me mirënjohje drejtoreshën e kursit të gjermanishtes, Ibadete Abazi
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka vizituar sot shkollën e kursit të gjermanishtes, ku me drejtuesit e saj ka biseduar për punën dhe sukseset si dhe për interesimin e të rinjve për mësimin e gjuhëve të huaja. 

Në nderim të sukseseve të arritura, kryetari Lutfi Haziri e ka nderuar me mirënjohje drejtoreshën e kësaj qendreje, Ibadete Abazi, e cila ka marrë guximin ta themelojë ndër të parat një shkollë për gjuhët e huaja dhe ka ditur ta menaxhojë dhe avancojë atë deri në këtë nivel, përmes përkushtimit dhe kreativitetit.

EkoHigjiena

Haziri e ka përgëzuar me këtë rast drejtoreshën Abazi, stafin e saj si dhe vijuesit e kursit të gjuhës gjermane, për arritjet e deritashme, duke e ditur se nuk është lehtë të fillosh e para një punë dhe t`ua bësh fëmijëve dhe të rinjve të kuptueshme dhe të pranueshme një gjuhë jo amtare.

Për më tepër, ai ka nënvizuar faktin se gjuhët janë vlera e vërtetë e një njeriu, duke rikujtuar shprehjen e njohur ‘sa gjuhë di, aq vlen’.  

Ndërkaq, drejtoresha Ibadete Abazi e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe mirënjohjen për të, që në të vërtetë është një vlerësim për punën e kësaj shkolle. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.