DYLON

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, mori sot goditjen e parë serioze nga opozita

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, mori sot goditjen e parë serioze nga opozita
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, deri tani e ka keqkuptuar, madje edhe e ka keqpërdorur qëndrimin tonë konstruktiv opozitar, atëherë kur ne i mbështetnim iniciativat e tij dhe të mazhorancës, pa kurrfarë kalkulimi, vendime këto të rëndësishme për qytetarët dhe komunën tonë.

Shkruan: Shefik Surdulli

Duke mos e menduar se megjithatë edhe këtu ka një kufi, ai edhe sot bojkotoi seancën e paradites, duke mos ardhur me kohë, ndonëse në pikën e parë të rendit të punës ishte e paraparë të raportoj ai vet për punën e tij dhe të qeverisjes për gjashtë mujorin e këtij viti.

EkoHigjiena

Prandaj, duke e konsideruar si një injorim të radhës që po i bënë kuvendarëve në vazhdimësi, dhe fundja po e shkel ligjin i cili e obligon të raportoj për punën e tij periodike, ne këshilltarët e PDK-së, bashkë me kolegët e dy subjektet tjera politike opozitare, LVV dhe NISMA, u detyruam ta ndërpresim seancën pas ardhjes së tij me vonesë dhe nën presion të mosmiratimit eventual të raportit të punës, për t’i dhënë atij leksionin e duhur se nuk bënë të luaj me përfaqësuesit e zgjedhur nga qytetarët, duke ardhur në seancë vetëm kur atij i teket.

Edhe vet raporti i auditorit të përgjithshëm ( i cili, bashkë me raportin e punës dhe atë financiar do të shqyrtohet në vazhdimin e seancës së KK që do te mbahet të hënën e ardhshme), përmes gjetjeve të shumta të keqmenaxhimit dhe keqpërdorimeve të mëdha të buxhetit të komunës – parasë publike nga taksa e qytetarëve, nga viti fiskal 2015 e këndej, nxjerrë në shesh dështimet nga papërgjegjësia e skajshme e qeverisjes Haziri në menaxhimin e buxhetit dhe të komunës në përgjithësi.

/autori është këshilltar komunal nga PDK-ja e Gjilanit/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.