DYLON

Kryetari i Gjilanit, kryetar vetëm i subjektit që e përfaqëson

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Skandal pas skandali. Kështu mund të përshkruhet qeverisja lokale e LDK-së. Ne shpresuam që kryetari i ri i Gjilanit do sjellë avancim të vlerave dhe frymë demokratike në qytetin tonë. Ne shpresuam, pasi që ai premtoi që Gjilani do të udhëhiqej nga njerëz me bagazh të lartë intelektual, e jo militantë të subjektit të tij. Ne menduam që Gjilani do të jetë vend i prosperitetit, dhe jo vend ku bëhet spastrimi i punonjësve dhe menaxherave në bazë të petkut partiak. Kreu i komunës , po tregon që ende ka nostalgji dhe mendësi të kohës së komunizmit.

Ardhja e tij në pushtet, goditi rënd shumë punonjës, sidomos ata që i përkisnin Partisë Demokratike të Kosovës. U larguan personat të cilët i dhanë për dekada të tëra energji komunës, për ta bërë atë sa më të bukur. Por, ja që e mira shuhet kur diferencuesit të udhëheqin. Diferencimet fetare ndodhën në kohën e Martin Luterit. Diferencimet racore ndodhën në kohën e Mandelës. Diferencimet etnike e politike në kohën e Millosheviqit. Ndërsa tani diferencimet politike po ndodhin gjatë kohës së LDK-së.

EkoHigjiena

Edhe sa do vazhdojnë kështu. Edhe sa kohë u ka mbetur, të ushtrojnë presion mbi punonjësit e drejtorët e partive tjera. Edhe sa kohë do të përdorin metoda për të ushtruar dhunë psikike, dhe për t’ia pamundësuar atyre lirinë e punës në ambientin ku ata ushtrojnë veprimtarin e tyre profesionale, (ndalja e buxhetit, inspektorët, dhuna sistematike psikike …etj).

Kryetari i Komunës po harron që ish kryetari i komunës z.Qemajl Mustafa prej 32 drejtorëve të shkollave fillore e të mesme, 16 prej tyre ishin të LDK-së. Në qoftë se dëshiron, t’i argumentojë, sepse këtu u ndala në një shembull konkret.

Ju më mirë është të edukoni drejtorët e emëruar me dekret nga ana juaj, që nuk po përtojnë të shpërndajnë grushte kundrejt prindërve, dhe ti leni rehat njerëzit ta bëjnë punën siç dinë ata. Bëhuni me veprime kryetar i Gjilanit, sepse për momentin jeni vetëm kryetar i subjektit që ju përfaqësoni.

/Drilon MILAZIMI/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.