DYLON

Kryetari i Gjilanit dhe ministri i Shëndetësisë flasin për investime shëndetësore në Gjilan

Kryetari i Gjilanit dhe ministri i Shëndetësisë flasin për investime shëndetësore në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka takuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ku është biseduar lidhur me koordinimin për realizimin e projekteve për Gjilanin.

“Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me nivelin qendror dhe mbështetjes së vazhdueshme nga Qeveria Kurti, diskutuam për investimet e reja që po fuqizojnë kujdesin parësor shëndetësor në komunën tonë”, tha kryetari Alban Hyseni.

EkoHigjiena

I pari i Gjilanit, theksoi se fokusi mbetet modernizimi i infrastrukturës shëndetësore dhe ngritja e cilësisë së shërbimeve për çdo qytetar.

“Me mbështetjen e qeverisë, po jetësojmë projekte konkrete që sjellin kushte më të mira për pacientët dhe stafin mjekësor”, tha kryetari Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.