Kryetari Komunës së Gjilanit Alban Hyseni me përfaqësuesit e Drejtorisë Bujqësisë dhe Pylltarisë në orët e mbrëmjes vizituan në spital pylltarin e plagosur.
Kryetari I Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe përfaqësues nga Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari, drejtori Bajram Isufi dhe nga sektori I pylltarisë, Kujtim Shahiqi, vizituan pylltarin e plagosur.
Mjekët kujdestarë e informuan kryetarin për gjendjen shëndetësore të pylltarit të plagosur në detyrë.
Gjendja shëndetësore e pylltarit është stabile dhe jashtë rrezikut jetësorë. Gjatë ditëve në vazhdim do të jetë nën mbikëqyrjen intensive .Kryetari komunës Alban Hyseni shprehu keqardhje për situatën e krijuar dhe aksidentin e ndodhur me që rast ofroi çfarëdo ndihme nga ana e komunës dhe angazhimin e QKMF-së për rehabilitim sa më të shpejt .
Drejtori Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, Bajram Isufi informoi kryetarin se personat e përfshirë në këtë rast janë kapur dhe gjenden në paraburgim për 48 orë, thuhet në njoftim. /2LONLINE/