DYLON

Kryetari i Gjilanit dhe ambasadori i Turqisë bisedojnë edhe për bashkëpunimin ekonomik

Kryetari i Gjilanit dhe ambasadori i Turqisë bisedojnë edhe për bashkëpunimin ekonomik
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim informues ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Kosovës, Çağrı Sakar.

Pas takimit, kryetari Haziri, pasi e ka falënderuar për vizitën, e ka uruar ambasadorin Sakar për detyrën, ndërkaq e ka falënderuar shtetin turk për mbështetjen e vazhdueshme për Gjilanin.

“Qyteti ynë ka 20 vite që ka bashkëpunim me ambasadën turke. Prezenca ushtarake, diplomatike dhe me ndihma të qeverisë turke është tash e dy dekada. Ne jemi përfitues të disa programeve nga qeveria e Turqisë, duke përfshirë këtu edhe çerdhen e re “Ardhmëria 1” e cila pritet të bëhet shumë shpejtë dhe TIKA është bartëse e projektit”, tha Haziri.

EkoHigjiena

“Ne e vlerësojmë lartë edhe partneritetin me Bursan, ku shtatë shkolla tona janë binjakëzuar me shtatë shkolla atje. Theks i veçantë që u vendos është bashkëpunimi ekonomik, inkurajimi i bizneseve dhe ndërmarrësve që të bashkëpunojnë dhe të ndërtojmë ambient të përbashkët për zhvillim ekonomik. Ky është prioriteti ynë”, ka përfunduar Haziri. ​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.