DYLON

Kryetari i Gjilanit cakton për të premten orarin kur do të pret në takim qytetarët gjilanas

Kryetari i Gjilanit cakton për të premten orarin kur do të pret në takim qytetarët gjilanas
Avatar photo Redaksia

I pari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, duke thënë se dyert e komunës janë të hapura për qytetarët, ka paralajmëruar se do të takohet pasditen e së premtes me ata qytetarë që shprehin interesim për takim.

Hyseni tha se pavarësisht takimeve të përditshme dhe për shkak të kërkesave të shumta, kanë caktuar një kohë të veçantë për takime me qytetarët.

EkoHigjiena

Ai bëri me dije se çdo të premte, nga ora 14:00 deri në 16:00, i pret në takim qytetarët e interesuar për një bashkëbisedim të hapur.

“Të dashur qytetarë, ky nuk është një kufizim, dyert tona mbeten gjithmonë të hapura për ju”, tha kryetari Hyseni. /2LONLINE/