DYLON

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni viziton punimet në asfaltimin e rrugës hyrëse dhe dalëse Gjilan-Bujanoc

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni viziton punimet në asfaltimin e rrugës hyrëse dhe dalëse Gjilan-Bujanoc
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka parë nga afër punimet në fillimin punimeve në asfaltimin e rrugës hyrëse dhe dalëse Gjilan – Bujanoc.

Kryetari Hyseni ka thënë se ka kërkuar që sa më parë të bëhet asfaltimi i këtij segmenti.

EkoHigjiena

“Ne kemi kërkuar që sa më shpejt të bëhet asfaltimi i këtij segmenti nga rrethrrotullimi deri përtej fshatit Shillovë. Pas asfaltimit të kësaj pjese, ne kemi kërkuar që punimet të ndërpriten në mënyrë që të mos e pengojmë qarkullimin e bashkatdhetarëve pas shtimit të fluksit të automjeteve në këtë pjesë”, ka thënë kryetari Hyseni.

Ai ka theksuar se është duke u angazhuar maksimalisht bashkë me institucionet e nivelit qendror që projektet infrastrukturore në komunën e Gjilanit të përfundojnë sa më shpejt.

“Besoj që sot dhe nesër do të përfundohet asfaltimi, ndërkaq varësisht nga temperaturat deri të shtunën maksimalisht do të lëshohet për qarkullim kjo pjesë e në këtë formë do të lehtësojmë edhe qarkullimin e automjeteve për këtë segment. Është bërë punë e madhe dhe e rëndësishme, ndërkohë që tash pas rritjes së çmimeve për punë, ka edhe stagnime në shumë projekte që është dashur të përfundohen tash e dy vite”, ka shtuar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. ​ /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.