DYLON

Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni u prit nga kryetari i Yıldırımit Okay Yilmaz

Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni u prit nga kryetari i Yıldırımit Okay Yilmaz
Avatar photo Redaksia

Gjatë vizitës në Turqi, kryetari I Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka takuar edhe kryetarin e Komunës Yıldırım, Okay Yilmaz.

Në takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit, sidomos në fushën e arsimit dhe të industrisë.

EkoHigjiena

I pari i Gjilanit tregoi, se përgjatë vizitës në Turqi zhvilloi një takim të frytshëm me kryetarin e Komunës Yıldırım, Okay Yilmaz.

“Bashkë diskutuam për projektet e realizuara në fushën e arsimit dhe për rëndësinë e tyre tek qytetarët tanë”, tha Albann Hyseni.

Kryetari i Gjilanit, theksoi se u dakorduan që ta zgjerojnë bashkëpunimin edhe më tej, veçanërisht në fushën e arsimit dhe të industrisë, duke synuar projekte të reja. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.