DYLON

Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni priti ambasadorin e Hungarisë në Kosovë Laszlo Istvan Dux, diksutuan për projekte zhvillimore

Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni priti ambasadorin e Hungarisë në Kosovë Laszlo Istvan Dux, diksutuan për projekte zhvillimore
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, priti në takim ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Kosovë, Laszlo Istvan Dux, Aron Kerekgyarto, sekretar i parë dhe atashe për ekonomi dhe Mirdita Bicaj, zyrtare për ekonomi.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha se gjatë takimit diskutuan për thellimin e bashkëpunimit mes komunës tonë dhe shtetit hungarez, me fokus në fushat e ekonomisë, arsimit dhe projekteve zhvillimore.

EkoHigjiena

“Mirënjohës për vizitën dhe gatishmërinë për të punuar bashkë në projekte konkrete për qytetarët e Gjilanit”, tha Alban Hysnei.

Nga ana tjetër ambasadori i Republikës së Hungarisë në Kosovë Laszlo Dux, falënderoi të parin e komunës për pritjen dhuke premtuar thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat.

“Marrëdhëniet tona janë shumë të mira dhe shprehu përkushtimin tonë zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në arsim, ekonomi dhe fusha tjera”, tha ambsadori Dux.

Ambasadori, tregoi se në takim u diskutua edhe partneriteti i mirë ndërmjet Hungarisë dhe Komunës së Gjilanit i ndërtuar ndër vite.

“U bisedua edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit, përfshirë programet e bursave për studentët dhe mundësisë së binjakëzimit të Gjilanit me ndonjë komunë të krahasueshme në Hungari”, tha Laszlo Istvan Dux.

Po ashtu u theksua se një bashkëpunim i tillë mund të bazohet në një agjendë vjetore të vizitave reciproke, shkëmbimit të ekspertizës komunale, programeve rinore dhe kulturore, si dhe bashkëpunimit praktik në zhvillimin lokal. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.