DYLON

Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni pret në takim drejtorin gjeneral të KEDS-it, Alpin Dogan

Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni pret në takim drejtorin gjeneral të KEDS-it, Alpin Dogan
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në takim drejtorin gjeneral të KEDS-sit, Alpin Dogan.

Kryetari Hyseni, pasi e falënderoi për vizitën drejtorin e KEDS-sit, ka thënë se është kërkesë urgjente urgjente që të zgjidhet problemi i trafos së rrymës në shkollën e mesme e arteve, derisa u dakorduan që kjo të bëhet sa më shpejt nëpërmjet bashkëfinancimit.

EkoHigjiena

“Gjilani është vetëm njëra prej dy komunave të Kosovës që e ka shkollën e mesme të arteve dhe ne jemi shumë të interesuar që të jetë në funksionalitet të plotë për nxënësit e mësimdhënësit aty”, ka thënë kryetari Hyseni.

Po ashtu, gjatë takimit, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni dhe drejtori i KEDS-it, Alpin Dogan, kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm edhe në aspekte të tjera në të mirë të komunitetit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.