DYLON

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni po qëndron në vizitë studimore në Turqi

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni po qëndron në vizitë studimore në Turqi
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me kryetarët e Komunave të Kosovës, po qëndrojnë në një vizitë studimore në Turqi, nën organizim të përbashkët nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe me mbështetje nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (GIZ).

Gjatë kësaj vizite, kryetari Hyseni bashkë me kryetarët tjerë të Komunave, janë mirëpritur në takim nga kryetari i Komunës së Bagcilar, Abdullah Özdemir, i  cili i ka njoftuar rreth sfidave, aspekteve ligjore e financiare të menaxhimit të integruar të mbeturinave, duke ndarë praktikat më të mira.

EkoHigjiena

“Në Bagcilar, patëm rastin të vizitonim fabrikën e ndarjes së mbeturinave të paketimit të një qarku që ka afro 750 mijë banorë, e të shihnim nga afër procesin e menaxhimit të tyre. Kombinimi i standarteve dhe praktikave më të mira, do të lehtësojë lansimin e procesit të menaxhimit të integruar të mbeturinave edhe në komunat e Kosovës”, ka thënë kryetari Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.