DYLON

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni po qëndron në një vizitë zyrtare në Dijon të Francës

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni po qëndron në një vizitë zyrtare në Dijon të Francës
Avatar photo Redaksia

Me ftesë të qytetit Dijon dhe Dijon-Metropole, në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe Ambasadës Franceze në Kosovë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, po qëndron në Francë, ku ishte pjesë e takimit ndërkombëtar Francë-Ballkan, bashkë me Kryetarin e komunës së Dijonit, François Rebsamen dhe përfaqësues të zgjedhur vendor dhe nga Franca, në konferencën “Fokusimi në procesin e anëtarësimit, përditësimi mbi negociatat, konteksti ndërkombëtar, rruga përpara, ndikimi dhe pritshmëritë në nivel lokal”.

Kryetari Hyseni ka thënë se nën kujdesin e qeverisë së Francës dhe AFCCRE, ky takim është planifikuar si një takim për bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor në procesin e integrimit në BE.

EkoHigjiena

“Kosova vazhdimisht po shënon progres të theksuar në fuqizimin e demokracisë dhe stabilitetin politik. Vendi ynë aspiron integrimin dhe nevoja për anëtarësim lind nga dëshira e madhe e popullit të Kosovës për të qenë i barabartë me popujt tjerë të Evropës në të gjitha proceset e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror. Kjo konferencë dhe të tilla të këtij lloji janë një mundësi e mirë për të ndërtuar dhe zhvilluar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin edhe në rrafshin lokal”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.