DYLON

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni mori sot dozën e tretë të vaksinës anti-Covid

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni mori sot dozën e tretë të vaksinës anti-Covid
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka marrë sot dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19, me ç`rast u ka bërë thirrje qytetarëve për t`u vaksinuar, pasi që numri i rasteve po rritet, ndërkohë që imunizimi për mbrojtje nga infektimi me këtë virus, është interes për shëndetin publik.  

‘Sot kam marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 në Qendrën e Mjekësisë Familjare Dardania. Numri i rasteve të infektimit është në rritje e sipër, përderisa e gjithë bota po përballet me variantin e ri të virusit Corona. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç të marrin dozën përforcuese të vaksinës, sapo të kalojnë gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë. Të bëhemi së bashku në mbrojtje të shëndetit publik’, ka thënë kryetari Hyseni.  /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.