Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim përfaqësues të Unionit të Klubeve të Futbollit Shqiptar në Zvicër.
Kryetari Hyseni tha se është kënaqësi që të takoj një klub si FC Kosova nga Zvicra bashkë me Unionin UKSHFZ për t’i shprehur mirëseardhje në vendlindje, duke i përgëzuar për rezultatet e arritura, derisa u ka suksese si në Kupën e Diasporës, e po ashtu në ligën e Zvicrës.
“Ne jemi vend i bekuar që kemi një mërgatë shumë aktive e shpresëdhënëse në mërgim dhe jeni dritarja që reflekton me pulse shumë pozitivisht në botë për shtetit tonë”, tha kryetari Hyseni.
Ai foli edhe për të arriturat e futbollit të Kosovës dhe klubeve të Komunës, KF Drita dhe KF Gjilani, që ngadalë por sigurt po rrugëtojnë drejt Evropës.
UKSHFZ me kryetarin Feti Demoli, pasi e falënderuan kryetarin Hyseni për pritjen, në emër të UKSHFZ i dorëzuan një mirënjohje, duke i premtuar që në mënyrë të vazhdueshme do të ndihmojmë komunën për zhvillim të sportit dhe kulturës, e në veçanti futbollin. /2LONLINE/