DYLON

Kryetari i Gjila nit Lutfi Haziri uron myslimanë për Fitër Bajramin

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit. Në urim thuhet:

“Në emrin tim dhe të Komunës së Gjilanit, më lejoni t’ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë dhe Bashkësisë Islame festën e Fitër Bajramit, e cila vie pas një sakrifice një mujore me agjërim për Zotin.

EkoHigjiena

Kjo festë e madhe për të gjithë besimtarët e fesë Islame na sjell më afër njeri-tjetrit dhe duke qenë pranë më të dashurve dhe duke qenë solidar, ne jemi më afër edhe Zotit.

Në këtë ditë, të përkujtojmë të gjithë ata që u flijuan për atdheun, të gjithë ata që, me punën dhe me angazhimin e tyre, dhanë kontributin për lirinë dhe pavarësinë e vendit për ndërtimin e Republikës së Kosovës, duke respektuar veprën e sakrificën, si frytet dhe vlerat më të larta sublime.

Janë pikërisht festat ato që na rikthejnë dhe na përkujtojnë për vlerat e gjirit familjar, vlera në të cilat të gjithë ne besojmë dhe investojmë shumë.

Zoti qoftë gjithmonë me ne dhe i bekoftë familjet tona me mirëqenie, mbarësi dhe harmoni. Urime Fitër Bajrami!”, thuhet në mesazhin e urimit e kryetarit Haziri./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.