DYLON

Kryetari i FFK-së Agim Ademi vizitoi klubin Drita në Antalya

Kryetari i FFK-së Agim Ademi vizitoi klubin Drita në Antalya
Avatar photo Redaksia

“Mbrëmë në ambientet e IC Green Hotel në Antalya të Turqisë kishim për vizitë kryetarin e Federatës së futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi i cili u prit nga kryesia e klubit”, thuhet në njoftimin e FC Drita.

Drejtori gjeneral i klubit, Feti Murseli e njoftoi kryetarin për ecurinë e përgatitjeve dhe kushtet e mira të punës që ofron Turqia dhe u diskutua për mundësin e rregullimit të infrastrukturës dhe përmirësimin e kushteve të punës në stadiumet tona respektivisht atë në Gjilan i cili është në gjendje jo të mirë (stadiumi sintetik).

EkoHigjiena

Kryetari i FFK-së. Agim Ademi u zotua që do t’i shoh mundësit për një ndërrim të tapetit të stadiumit ndihmës aty ku dy klubet e qytetit të Gjilanit dhe të gjitha shkollat e regjionit të Gjilanit zhvillojnë ndeshjet dhe për shkak të ngarkesës së madhe në atë fushë, tapeti është amortizuar shumë.

“Klubi jonë e falënderoi kryetarin për vizitë dhe për vullnetin për të përmirësuar gjendjen e stadiumit ndihmës dhe për kushtet në përgjithësi në futbollin tonë”, thuhet në njoftimin e klubit bardhë e kaltër.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.