DYLON

Kryetari i BIK-ut, Myftiu Naim ef. Tërnava, është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni

Kryetari i BIK-ut, Myftiu Naim ef. Tërnava, është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni
Avatar photo Redaksia

Kryetari i BIK-ut, Myftiu Naim ef. Tërnava, është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Myftiu Tërnava fillimisht e uroi z. Hysenin për marrjen e detyrës si kryetar i Gjilanit, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme.

Ai tha se udhëheqja e Komunës para së gjithash duhet të shihet si një përgjegjësi karshi qytetarëve, e më pas edhe si një privilegj i dhënë nga qytetarët e komunës.

EkoHigjiena

Më pas, Myftiu Tërnava e njohu kryetarin Hyseni me mbarëvajtjen e jetës fetare në vendin tonë në përgjithësi, e në veçanti në komunën e Gjilanit.

Ai shprehu falënderimet e tij për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Këshillit të BI-së së Gjilanit dhe Komunës së Gjilanit.

Nga ana e tij, kryetari Hyseni, falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe për bashkëpunimin e ngushtë që ka mbretëruar deri më tani me Këshillin e BI-së së Gjilanit. Ai premtoi se ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe do të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen.

Gjatë këtij takimi, Myftiu Tërnava shoqërohej nga kryetari i Këshillit të BI-së së Gjilanit, Naim ef. Aliu dhe anëtari i Kryesisë, Ilmi ef. Krasniqi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.