DYLON

Kryetari Hyseni vlerëson lartë partneritetin që kanë me Islamic Relief Kosova dhe mbështetjen e ofruar

Kryetari Hyseni vlerëson lartë partneritetin që kanë me Islamic Relief Kosova dhe mbështetjen e ofruar
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka takuar drejtorin e Islamic Relief Kosova, Mohamed Soliman dhe zëvendës drejtoreshën Albulena Gashin në Prishtinë.

Në takim është diskutuar lidhur me ecurinë e projekteve aktuale që po realizohen në Komunën e Gjilanit si dhe për thellimin e bashkëpunimit.

EkoHigjiena

I pari i Gjilanit, Alban Hyseni, vlerësoi lartë partneritetin që kanë me Islamic Relief Kosova dhe për mbështetjen që po japin u janë mirënjohës.

Më tej ai tregoi se është folur edhe për ecurinë e projekteve aktuale në Komunën e Gjilanit, kontributin dhe ndikimin që ato po japin në mbështetje të familjeve në nevojë dhe qytetarëve të Gjilanit në përgjithësi si dhe identifikimi i mundësive të reja për zgjerimin e bashkëpunimit.

Të dy palët shprehën gatishmërinë për të fuqizuar edhe më tej partneritetin, me synim që projektet humanitare të sjellin rezultate të prekshme për komunitetin. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.