DYLON

Kryetari Hyseni viziton punimet në palestrën në Zhegër: Brenda një viti sportistët mund t’i zhvillojnë aktivitetet në objekt bashkëkohor

Kryetari Hyseni viziton punimet në palestrën në Zhegër: Brenda një viti sportistët mund t’i zhvillojnë aktivitetet në objekt bashkëkohor
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar punimet në palestrën e sporteve në Zhegër, ku ka thënë se sportistët brenda një viti do të kenë mundësi që t’i zhvillojnë aktivitetet e tyre në një objekt bashkëkohor.

“Gjatë vizitës në Zhegër, u kujdesa që angazhimi dhe përkushtimi i binomit të bashkëpunimit qeveri-komunë në vazhdimin e punimeve në këtë infrastrukturë shumë të rëndësishme sportive për Zhegrën e Gjilanin, po shkonte sipas planit”, ka thënë me këtë rast kryetari Hyseni.  

EkoHigjiena

“Sportistët e sportdashësit e këtij lokaliteti, jo më gjatë se brenda një viti, do të kenë mundësi të zhvillojnë aktivitetet e tyre në një objekt bashkëkohor i cili ua plotëson kërkesat e nevojat e tyre, duke iu siguruar kushte të përshtatshme për stërvitje e lojë”, ka theksuar kreu i Komunës, Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.