DYLON

Kryetari Hyseni viziton FSK-në në Ditën e Forcës: Krenarë me ushtarët tanë dhe Kosovën

Kryetari Hyseni viziton FSK-në në Ditën e Forcës: Krenarë me ushtarët tanë dhe Kosovën
Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar sot Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), me rastin e shënimit të Ditës së Forcës, ku ka shprehur respektin dhe mirënjohjen për pjesëtarët e saj për shërbimin dhe përkushtimin ndaj vendit.

Gjatë kësaj vizite, Hyseni ka vlerësuar rolin e FSK-së në forcimin e sigurisë dhe shtetësisë së Kosovës, duke theksuar se ushtarët e saj përfaqësojnë me dinjitet dhe profesionalizëm Republikën e Kosovës.

EkoHigjiena

“Jemi krenarë me ushtarët tanë, me uniformën që mbajnë dhe me dinjitetin me të cilin përfaqësojnë Republikën e Kosovës. Ata janë dëshmi e vullnetit tonë për të ndërtuar një shtet të sigurt, të fortë dhe të gatshëm për t’i shërbyer qytetarëve të vet”, ka deklaruar Hyseni.

Ai ka theksuar se Forca e Sigurisë së Kosovës përfaqëson një nga simbolet e krenarisë shtetërore, sakrificës dhe përkushtimit ndaj atdheut.

“FSK-ja është simbol i krenarisë sonë shtetërore, i sakrificës dhe i përkushtimit ndaj atdheut. Çdo pjesëtar i saj meriton respektin dhe mirënjohjen tonë për shërbimin, disiplinën dhe angazhimin në forcimin e sigurisë dhe të ardhmes së vendit”, ka thënë kryetari Hyseni.

Në fund, ai ka shprehur mirënjohje për të gjithë pjesëtarët e FSK-së, duke i uruar për Ditën e Forcës dhe duke vlerësuar punën e sakrificën e tyre në shërbim të Kosovës.

“Puna dhe sakrifica juaj na bëjnë krenarë të gjithëve! Urime Dita e Forcës! Krenarë me ju, krenarë me Kosovën!”, ka përfunduar Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.