DYLON

Kryetari Hyseni viziton ekspozitën e profesorit Avni Behlulit

Kryetari Hyseni viziton ekspozitën e profesorit Avni Behlulit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqirin, kanë vizituar ekspozitën “Mitikja e një universi artistik” e profesorit Avni Behluli, në Galerinë e Arteve në Gjilan.

“Artisti ynë i mirënjohur, Avni Behluli, na mblodhi në Galerinë e Arteve, për të shënuar ekspozitën “Mitikja e një universi artistik”, ku nga afër përjetuam punën dhe krijimtarinë e tij të jashtëzakonshme”, tha kryetari Hyseni.

EkoHigjiena

I pari i Komunës së Gjilanit, theksoi se kjo ekspozitë u realizua me rastin e pensionimit të profesorit, të cilit i uroi pensionim të këndshëm dhe e falënderoi për kontributin ndër dekada.

“Kjo është dëshmi që Gjilani ka artistë të vërtetë që ia shtojnë frymën qytetit dhe e bëjnë më inspirues”, tha kryetari Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.