DYLON

Kryetari Hyseni vizitoi kompaninë e cila 30% të prodhimit e eksporton jashtë vendit

Kryetari Hyseni vizitoi kompaninë e cila 30% të prodhimit e eksporton jashtë vendit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me deputeten e Kuvendit të Kosovës Arijeta Rexhepin, kanë vizituar kompaninë e përpunimit të drurit, Uniko.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se pati kënaqësinë të vizitojë biznesin Uniko, të themeluar e drejtuar nga Sahit dhe Flamur Ibrahimi.

EkoHigjiena

“Në sektorin e përpunimit të drurit, ata kanë ndërtuar një histori të veçantë suksesi, duke punësuar 10 punëtorë dhe duke arritur që deri në 30% të prodhimit ta eksportojnë jashtë vendit”, tha Alban Hyseni.

I pari i Komunës së Gjilanit, theksoi se shembuj si ky na frymëzojnë të ecim përpara drejt Gjilanit që duam. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.