DYLON

Kryetari Hyseni vizitoi ekipin SC Gjilani në Antalya Camp

Kryetari Hyseni vizitoi ekipin SC Gjilani në Antalya Camp
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka vizituar në Antalya të Turqisë, kampin ku futbollistët e Sport Club Gjilani po përgatiten për pjesën pranverore të kampionatit.

“I pari i qytetit ka takuar futbollistët dhe stafin duke ndarë momentet më të mira me ta. Hyseni përveçse ka premtuar mbështetje për klubet e qytetit dhe për Sport Club Gjilanin gjithashtu, ai është zotuar që do të jetë afër grupit në çdo sfidë”, thuhet në njoftimin e klubit kuqebardh.

EkoHigjiena

Drejtori sportiv i SC Gjilanit,  Ertan Demiri dhe menaxheri i klubit, Drilon Sylejmani e kanë falënderuar kryetarin Hysenin edhe për subvencionin e ndarë për këtë fazë përgatitore, pasi që kanë theksuar se humbjet e mëdha financiare për mos zhvillimin e ndeshjeve në stadiumin kryesor të qytetit kanë ndikuar jashtë mase.

Në emër të futbollistëve foli kapiteni i skuadrës Edison Kqiku, i cili e falënderoi kryetarin Hyseni për vizitën në radhë të parë dhe për mbështetjen e dhënë për klubin. Kqiku, së bashku me futbollistët e tjerë të skuadrës dhuruan një fanellë për kryetarin Hyseni dhe ftuan të jetë prezent në ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni.

Hyseni vizitoi gjithashtu pjesën tjetër të skuadrës në seancën e fundit stërvitore të cilën “kuqebardhët” e realizuan para se të niseshin për t’u kthyer në Kosovë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.