DYLON

Kryetari Hyseni: Viti 2025 na pret me punë dhe përkushtim edhe më të madh për ta bërë Gjilanin një qytet modern

Kryetari Hyseni: Viti 2025 na pret me punë dhe përkushtim edhe më të madh për ta bërë Gjilanin një qytet modern
Avatar photo Redaksia

“Investimet në përmirësimin e infrastrukturës në Gjilan po vazhdojnë, ku krahas rrugëve po rregullohet edhe kanalizimi fekal e ai atmosferik dhe infrastruktura tjetër përcjellëse”, thotë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili bashkë me drejtorin për Shërbime Publike Kushtrim Ibrahimin, kanë parë nga afër punimet të cilat po realizohen lagjet “Mërgimtarët e Gjilanit” dhe “Dheu i Bardhë”.

I pari I komunës, tha se punimet vazhdojnë me ritëm të shpejtë në të gjithë komunën.

EkoHigjiena

Më tej, Hyseni, tregoi se në lagjet “Mërgimtarët e Gjilanit” dhe “Dheu i Bardhë” po përfitojnë nga investimet tona në infrastrukturë rrugore.

“Viti 2025 na pret me punë dhe përkushtim edhe më të madh për ta bërë Gjilanin një qytet modern dhe të kompletuar. Do të vazhdojmë me projekte të reja, përmirësime dhe investime që do ta transformojnë qytetin tonë në një vend më të mirë për të jetuar dhe punuar”, tha kryetari Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.