DYLON

Kryetari Hyseni: Vazhdojmë përmbushjen e zotimeve për politika sociale që mbështesin familjet në nevojë

Kryetari Hyseni: Vazhdojmë përmbushjen e zotimeve për politika sociale që mbështesin familjet në nevojë
Avatar photo Redaksia

Qytetarë e Komunës së Gjilanit, të cilët nuk kanë banesë e shtëpi të vetën dhe ndodhen në gjendje të vështirë ekonomike, do të kenë mbështetje financiare në pagesën e qirasë nga komuna, ka bërë me dije kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Ai tha se Komuna e Gjilanit vazhdon të përmbushë zotimet e saj për politika sociale që mbështesin familjet në nevojë.

EkoHigjiena

I pari i Gjilanit tregoi se ka nisur aplikimi për programin e banimit, subvencionim i qirasë, një hap konkret drejt mbështetjes së qytetarëve që nuk kanë banesë në pronësi dhe ndodhen në gjendje të vështirë ekonomike. Afati për aplikim është është deri më 30 janar 2026. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.