DYLON

Kryetari Hyseni uron Klubin e Futbollit Drita për titullin e kampionit

Kryetari Hyseni uron Klubin e Futbollit Drita për titullin e kampionit
Avatar photo Redaksia

Kyetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni uron Klubin e Futbollit Drita për titullin e kampionit.

“Titulli i Kampionit përsëri në shtëpi”, tha Alban Hyseni.

EkoHigjiena

I pari i komunës, theksoi se Drita jonë me plot meritë u shpall kampione për herë të dytë radhazi dhe për herë të pestë në historinë e klubit.

“Ky sukses i jashtëzakonshëm është krenari për Gjilanin dhe për secilin qytetar që jeton me emocionet e qytetit sportdashës. Djemtë e ekipit gjatë tërë sezonit treguan karakter dhe shpirt luftarak, duke dëshmuar se luajnë me zemër dhe jetojnë për futboll”, tha Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.