DYLON

Kryetari Hyseni uron FC Drita për fitoren e parë historike në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës të UEFA-s

Kryetari Hyseni uron FC Drita për fitoren e parë historike në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës të UEFA-s
Avatar photo Redaksia

Pas arritjes së fitores së parë të kampionit të Kosovës në futboll, Klubit të Futbollit “Drita”, në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës të UEFA-s, ka uruar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni.

Kryetari Hyseni, tha se kjo ishte një fitore historike e djemve tanë në Ligën e Konferencës.

EkoHigjiena

“Drita jonë po ecën drejt rrugës për ëndrrën evropiane. Ju faleminderit që po na bëni krenarë”, tha kryetari Alban Hyseni.

FC Drita, kampionia e Kosovës në futboll, ka përfunduar të enjten mbrëma ndeshjen me fitore kundër skuadrës Shelbourne 1:0, në kuadër të xhiros së tretë të kësaj gare.

Djemtë bardhë e kaltër shënuan golin në minutën e 58-të, ku Almir Ajzeraj shënoi me sukses.

Drita ka pesë pike, ndërsa në xhiron e radhës në kuadër të Ligës së Konferencës të UEFA-s do ta presë skuadrën shqiptare, Shkëndija, më 27 nëntor, në orën 21:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.