DYLON

Kryetari Hyseni uron Dritën: Historia shkruhet nga kampionët!

Kryetari Hyseni uron Dritën: Historia shkruhet nga kampionët!
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka uruar FC Dritën për shpalljen kampion, pasi me fitoren e sotme ndaj Ballkanit, ndonëse kanë mbetur edhe tri xhiro deri në përfundim të kampionatit, matematikisht kjo skuadër është kampione.

“Gjilani sot është i veshur me ngjyrat e triumfit. Për herë të dytë radhazi dhe të pestën në histori, FC Drita shpallet kampion i Superligës së Kosovës. Ky titull është dëshmi e punës së palodhshme, sakrificës dhe karakterit të fortë të djemve tanë. Ky sukses i takon çdo futbollisti, shtabit teknik, drejtuesve të klubit dhe mbi të gjitha, Intelektualëve”, ka thënë i pari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, për ta uruar Dritën për këtë sukses.  /2LONLINE/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.