DYLON

Kryetari Hyseni u shpërndan certifikata bizneseve të cilat kanë ekspozuar prodhimet në panairin “E JONA”

Kryetari Hyseni u shpërndan certifikata bizneseve të cilat kanë ekspozuar prodhimet në panairin “E JONA”
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të panairit dhe festivalit treditor E JONA, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka shpërndarë të premten certifikata bizneseve, të cilat kanë ekspozuar prodhimet e tyre në këtë panair.

Kreu i Komunës, Alban Hyseni, ka thënë se ky panair ka qenë një mundësi e mirë që të njihen dhe të thellohet bashkëpunimi ndërmjet prodhuesve e tregtarëve.

EkoHigjiena

“Qëllimi ynë ka qenë që të mbledhim shqiptarët kudo që janë, ndërkohë që Gjilani si kryeqendra e Anamoravës, si vendi që përreth ka shqiptarët në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, Likovë e  Kumanovë, e po ashtu si qendër e si qytet ku gravitojnë shqiptarët nga të gjitha trojet, ka mbledhur mes nesh shqiptarët që janë veprimtarë në fushën e biznesit dhe ekonomisë, në mënyrë që të mund të bashkëbisedojmë dhe të lidhim marrëveshje të reja e të shtojmë bashkëpunimin”, ka thënë kryetari Hyseni.

Ai pohoi se panairi synohet të jetë i përvitshëm, duke shtuar se Gjilani do të kthehet në një kryeqendër për takimin e bizneseve, ndërkohë që e ka falënderuar Qeverinë e Kosovës për ndihmën në organizim, sikurse edhe kompaninë CEO.

Ndryshe, panairi dhe festivali E JONA përmbyllet me festën në sheshin “Idriz Seferi” me koncertin final ku do të performojnë këto rock bende: AVI “Zenel Hajdini”, Eufonia, Dardanet, Rinia, Magjistaret, Dellorien, Premiera, Albina`s Band dhe Zani Band. ​ /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.