DYLON

Kryetari Hyseni u bënë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, që t’i përgjigjen masivisht regjistrimit civil i cili fillon më 1 tetor

Kryetari Hyseni u bënë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, që t’i përgjigjen masivisht regjistrimit civil i cili fillon më 1 tetor
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku dhe bashkëpunëtorë, kanë pritur në takim vëllazëror kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, kryetarin e Këshillit Kombëtar Ragmi Mustafa, nënkryetarin e Komunës Shqiprim Musliu, kryesuesin e Kuvendit Enver Ramadani dhe shefin e kabinetit Sali Salihi, me të cilët diskutuam për procesin e regjistrimit civil i cili fillon me 1 tetor.

Kryetari Hyseni u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, që t’i përgjigjen masivisht regjistrimit civil.

EkoHigjiena

“Bashkërenduam aktivitetet dhe format e ndihmës e kontributit që mund të japi komuna e Gjilanit, me qëllim që muaji Tetor të na pret me përgatitjet finale organizative dhe procesi i regjistrimit të popullsisë së Luginës të shkojë sa më mirë e numri i të regjistruarve nga kjo trevë të jetë sa më i madh.

Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Bujanoc, Preshevë e Medvegje që të mobilizohen e t’iu përgjigjen masivisht regjistrimit, për të kontribuar në zhvillimin e të mirën e vendit”, ka thënë kryetari i Komunës, Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.